Instal Plus

Produkte natyrale të myshqeve

Dekore me myshqe natyrale dhe artificiale.

Muret e myshkut e transformojnë një hapësirë boshe në një hapësirë magjepsëse. Mirëpo pamja vizuale gjithmonë është dytësore, krahasuar me benefitet shëndetësore. A e dini se muret e myshkut gjithashtu kanë disa benefite shkencore të jashtëzakonshme?

Ne do të ju tregojmë disa nga këto benefite mbresëlënëse dhe ju do të kuptoni se muret e myshkut janë më shumë sesa thjesht një veçori tërheqëse për shtëpinë apo zyrën tuaj.

 

1.Cilësia e përmirësuar e ajrit

Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se mbi katër milion vdekje i atribuohen ekspozimit të ndotjes së ajrit, përgjatë vitit 2012. Këto vdekje rezultuan nga goditjet, kanceri i mushkërive dhe disa lloje të sëmundjeve të zemrës. Kryesisht shumë prej këtyre vdekjeve kanë ndodhur në zona me shumë më tepër ndotje të ajrit.

Myshku është veçanërisht i mirë në luftën kundër ndotjes së ajrit. Ndotësit në shi dhe në ajër ngjiten në sipërfaqen e myshkut, dhe ndërsa ndotësit qëndrojnë aty, bakteriet i shëndrrojnë ato në biomasa të bimës. Pra siç mund ta shihni, të keni një mur me myshqe pranë vetes mund të bëjë një botë më të mirë myshkëritë tuaja.

 

2. Produktivitet i përmirësuar

Studiuesit në Universitetin e Teksasit A&M në Shtetet e Bashkuara, i shqyrtuan lidhjet midis bimëve dhe produktivitetit në vendin e punës. Ata krijuan tre hapësira të ndryshme pune: një me lule dhe bimë, një me një skulpturë dhe një zonë pa dekore zbukuruese.

Pas këtyre hulumtimeve që ata bënë në tri hapësirat e ndryshme të punës, ata zbuluan se njerëzit demonstruan më shumë mendime inovative dhe zgjidhën më shumë probleme derisa  punuan në hapësirat e mbushura me lule dhe bimë.

 

3.Më pak stress

Një studim tjetër i kryer nga Dr. Virginia Lohr nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, mati nivelet e stresit tek punonjësit në vende të ndryshme të punës. Ajo zbuloi se njerëzit që punojnë në ambiente me bimë janë 12% më pak të stresuar sesa njerëzit që punojnë në vendet e punës pa bimë.

Studimi i Dr. Lohr nuk është studimi i vetëm që tregoi rezultate të ngjashme. Përsëri, studiuesit zbulojnë se prania e bimëve në vendet e punës zvogëlojnë stresin e përgjithshëm midis punonjësve.

123q

Klient të kënaqur

32 a

Projekte të përfunduara

10 s

Në Proces

Na Kontaktoni

kontakti
+383 44 391 330
+383 48 391 330
[email protected]
Rr. William Walker Prizren, Kosova Prizren 20000